[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Dje rreth orës 15:00 policia u njoftua për një rast të rëndë të dhunës brenda në familje.
Dyshohet se në një familje në Fushë Kosovë, djali me probleme mendore ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, deri në pikën që është ndjerë nevoja të marrin tretman mjekësor në spital.
[the_ad id="78756"]
I dyshuari për shkak të gjendjes së shëndetit mendor të tij, është dërguar në Psikiatri.
Raporti i plotë nga policia:
“Fushë Kosovë, 15.10.2022–15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.”