Nënkryetari i tanishëm i Skënderajt Sami Lushtaku në rrjetin social facebook njoftoi për një takim feste që ishte mbajtur sot për nder të 1-vjetorit të fitores së PDK-së më 17 tetor 2021, shkruan Rajoni.org.
Mirëpo në takim shihet një numër i vogël i pjesëmarrësve.
Përveç kësaj, në takim në fshatin Prekaz ishte e supozuar që pjesëmarrësit të jenë sa më shumë vendas, d.m.th. të jenë nga fshati Prekaz, mirëpo në atë takim prezentë shihen banorë të fshatrave të tjera si Kuçicë, Tërrnavc, Klinë e Mesme, Llaushë e shumë fshatrave të tjera.
Pra, siç shihet në qoftë se mbledhja do të mbështetej në praninë e vendasve, takimi i Sami Lushtakut për festimin e fitores do të mbetej i zbrazët. Me një fjalë banorët e fshatrave të tjera ia mbushën sallën e festës Samiut./Rajoni.org/