Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    EKSKLUZIVE: Përveç AKR-së, LDK-së do t’i bashkohet edhe kjo parti politike, kaq kandidatë do t’i kenë në listë zgjedhore

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk do të garojë e vetme në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, raporotn GazetaBlic.

    Burime të GazetaBlic brenda LDK-së kanë bërë të ditur se përveç AKR-së së Behgjet Pacollit, LDK-së do t’i bashkohet edhe Partia Shqiptare-Demokristiane e Kosovës (PSHDK).

    [the_ad id="78756"]

    “AKR do t’i ketë 10 vende në listën e kandidatëve për deputetë, kurse PSHDK 2-3 vende”, kanë bërë të ditura burime të GazetaBlic.

    Ditë më parë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për mundësinë mundësinë e bashkëpunimit me AKR-në e Behgjet Pacollit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat priten që të mbahen në muajin shkurt.

    Mustafa ka bërë të ditur se partia e tij është e hapur që njerëzit e AKR-së të futen në listën zgjedhore të tyre.

    “Ne akoma nuk jemi marrë vesh në LDK se me kënd do të bëjmë bashkëpunim ose kush mund të hyJë në listën tonë për deputet nga shkaku se ne do të shkojmë në listë si LDK, dmth, nuk do të shkojmë me koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt politike. Me AKR-në kemi lënë hapësirë nëse ata kanë vullnet mund të krijojmë që njerëzit e tyre të futen në listën tonë dhe të garojnë me një listë të përbashkët me LDK-në, por nuk kemi ndonjë marrëveshje ose nuk kemi specifikuar akoma asgjë nga kjo”, u shpreh Mustafa.

    Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë.

    Pas mbledhjes, anëtari i kësaj partie, Arben Gashi në një konferencë për media ka thënë se ata diskutuan për çështje të organizimit të fushatës dhe gjëra teknike.

    “Kjo ishte më shumë një mbledhje koordinuese, biseduam për ndërtimin e kritereve për kandidatët e ardhshëm për deputetë. Diskutuam edhe për koordinimin e fushatës zgjedhore dhe për gjëra të tjera teknike”, është shprehur ai.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.