Rajoni ka mësuar që kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka emëruar si drejtoreshë të Kulturës Enkela Demaj.
Ajo fillimisht ka qenë edhe asistente e tij, më vonë edhe shefe e kabinetit, ndërsa sot është ngritur në pozicionin drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Edhe në zgjedhjet e tij Lladrovci është treguar mjaft me shije, pasi në kabinetin e tij udhëheqës ka zgjedhur këtë vajzë Enkela Demajn, e cila edhe pse me profesion është juriste, ngjan shumë me modelet e njohura, shkruan Rajoni.org.
Etika e veshjës është diçka që duhet të respektohet nga të gjithë, e veçanërisht institucionarët e personat publikë.
Se sa është e drejtë një femër si Enkela të udhëheqë me drejtorinë për Kulturë, do të mbetet të vlerësohet më mirë nga qytetarët e kësaj komune.
Në fotografitë e Enkelës në rrjetet sociale, shihet se ajo i kushton një rëndësi të madhe pamjes së saj, ndërsa një arsye më të fortë në këtë drejtim do ta ketë nga tani e tutje me punën e re./Rajoni.org/