Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Mosdurim ndaj UÇK-së apo respektim i ligjit?- Albin Kurti shkarkoi bashkëluftëtarin e Adem Jasharit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për ta kthyer Fadil Kodrën në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Menaxhim Emergjent, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar atë.

    Në vendimin e siguruar nga Gazeta10, shkarkimi i referohet gjetjeve të Raportit të Auditimit të vitit 2020, që Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka përdorur si arsye për pezullimin e Kodrës. Në këto gjetje, thuhet se Kodra ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta10.

    [the_ad id="78756"]

    “Me datën 13 tetor 2022, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka suspenduar z. Fadil Kodra, drejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 9 par.2 të Ligjit Nr.04\L-230 për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Vendimi i ministrit Sveçla është bazuar në raportin e brendshëm dhe të jashtëm të Auditimit, këtu përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit, të gjeturat e të cilave dëshmojnë keqmenaxhim, dhe me këtë edhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

    Avokati i Kodrës, Faton Fetahu ka reaguar menjëherë duke e quajtur vendim arbitrar.

    “Derisa procedura penale fillohet vetëm me vendim të prokurorit të shtetit kur ekziston dyshim i bazuar se është kryer vepër penale, në rastin konkret, për pushtetarët Sveçla dhe Kurti është i panevojshëm dhe i papërfillshëm zhvillimi i një procedure të ligjshme, prandaj nuk ka nevojë për prokurorë që të hetojë dyshime të caktuara – ata vetë hetojnë, vetë e kualifikojnë dyshimin e bazuar, vetë akuzojnë dhe vetë dënojnë. Shembulli i z. Kodra, në mënyrën më të përkryer e demonstron këtë qasje abuzuese të paligjshme dhe arbitrare” ka thënë Fetahu.

    Shkarkimi i Fadil Kodrës nga Albin Kurti, vjen një muaj më vonë pasi Ministri Sveçla e pati pezulluar atë e që me vendim të Këshillit ishte detyruar ta kthente në punë sërish.

     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.