Sot shteti serb me një kamion të Novi Pazarit ka furnizuar me 22 ton farë gruri dhe po aq ton me pleh arificial banorët serb të fshatrave Suriganë dhe Banjë të komunës së Skënderajt. Fshatra të cilat kufizohen me fshatra të Zubin Potokut, raporton portali Rajoni.org.
Përderisa banorët serb marrin ndihma nga të dy anët për të punuar tokën: nga Serbia farë e pleh dhe nga Kosova subvencione, ata shqiptarë për shkak të kushteve dhe shtrejtimeve po e kanë shumë vështirë të merren me bujqësi.
Dhe si pasojë e kësaj dhe mungesës së perspektivës shumë të rinj po ikin nga këto troje.
Ta kujtojmë që edhe Komuna e Skënderajt me planifikimin e fundit buxhetor i ka favorizuar serbët e këtyre fshatrave me ndarje buxhetore të pabalancuar me fshatra të tjera të komunës së Skënderajt.
Gjithashtu një serb i kësaj ane kishte fituar edhe një projekt mijera euro nga komuna, rast për të cilin Rajoni.org ka raportuar më parë./Rajoni.org/