Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Kapja me drogë i kompanisë drenicase/avokatja e shoferit thotë se klienti i saj nuk ka faj

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku. Për këtë rast Prokuroria e Pejës po e mban në burg shoferin e kamionit, por një video që e ka siguruar Insajderi zbulon se drogën aty e ka futur një person tjetër.

    Lidhur me rastin, Insajderi ka kontaktuar avokatën e të arrestuarit, Aurora Mulhaxha.

    [the_ad id="78756"]

     “Është duke u mbajtur pa drejtesisht, me asnjë prove të vetme direkte apo indirekte. Deri me tani nuk është vertetu as dyshimi i bazuar, dhe se masa e paraburgimit nga ai është e pa përballueshme, ku i njejti ka tentu edhe ti bëjë dëm shëndetit të tijë”, tha Mulhaxha për Insajderin.

    Avokatja thotë se Topalli është viktimë në këtë rast, pasi që ai nuk e kishte pasur për detyrë të ngarkojë dhe të shkarkojë kamionin.

    “I mbrojturi im, nuk ka pas detyrë as ta ngarkojë kamionin me ushqim, dhe se detyrë e tijë e vetme ka qenë ta merr në mëngjes detyrën e vozitjes. Haxhi Topallin, në këtë çeshtje e konsiderojë vetëm viktimë i cili padrejtesisht është duke u mbajtur prapa grillave“, -tha ajo.

     

    Tutje ajo ka thënë se familja e Haxhi Topallit ka mbetur në gjendje skajshmërisht të rëndë ekonomike.

    “Ai ka dalë në punë si çdo ditë të zakonshme duke e lënë familjen me një gjendje skajshmerisht të rënduar ekonomikisht dhe emocionalisht. Lidhur me këtë çështje prokuroria posedon mjaftushëm me prova, ku të gjitha janë shfajsuese, dhe se është e lehtë të kuptohet pa fajësija e të mbrojturit tim”, deklaroi avokatja e të akuzuarit për Insajderin.

    Mulhaxha shton se organet përgjegjëse është dashur të kapin fajtorin e vërtetë i cili shfaqet në video dhe dy fëmijeve të mitur të të Topallit të ju ndalen lotët.

    “Duke e marrë parasysh qe posedohet me një video ku shihet personi lirshëm i cili kryen vepren penale, dhe se Mediat cilësohen si pushtet i katert juridik, është dashur të kerkohet ndihmë nga qytetaret për kapjen e kryesit e jo të lendohet nje familje e tërë, e dy fëmijë të mitur të mos ju ndalet loti në sy”, u shpreh më 13 shtator të këtij viti organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

    Për këtë, Prokuroria që nga ajo datë po mbanë nën arrest shoferin e kamionit, Haxhi Topalli, që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë.

    Por, edhe pse Topalli po mbahet në paraburgim që nga ajo datë, Insajderi nga burime brenda Prokurorisë ka zbuluar se ky institucion tashmë e ka një të dyshuar tjetër që e kishte futur lëndën narkotike në pjesën e pasme të kamionit në mbrëmjen e 12 shtatorit.

    Në mëngjesin e 13 shtatorit, atë kamion të “Hajdini Comrc” të ngarkuar pos me mallra të lejuara, edhe me një sasi prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi Haxhi Topalli.

    Kur kamioni u ndalua, Prokuroria vendosi që ta arrestonte shoferin

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.