Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Në vend të pagës shefi u jep dajak punëtorëve dhe i përzë, pasi ia kryejnë punën në arë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Qytetarët që kryejnë punë fizike shpesh herë hasin në persona të cilët u krijojnë telashe dhe nuk kryejnë obligimin financiar ndaj tyre ashtu siç merren vesh, shkruan Rajoni.org. Me raste ndodh që të përballen edhe me ofendime e kërcënime nga ta, e edhe më keq të sulmohen fizikisht.

    Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një 33-vjeçar.

    [the_ad id="78756"]

    Mediet mësojnë se viktima bashkë me katër persona të tjerë ishin marrë vesh me të dyshuarin që të punojnë tokën e tij dhe derisa po kryenin punën për të cilën ishin kontraktuar, të njëjtit janë përballur me kërcënime serioze nga pronari i arës.

    33-vjeçari dyshohet se u kishte kërkuar punëtorëve që të dalin nga toka e tij, në të kundërtën do t’i vriste dhe më pas i njëjti ka refuzuar t’ua paguajë paratë për të cilat ishin dakorduar që të kryejnë punën.

    I dyshuari po ashtu e kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me shuplaka me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Punëtori ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rastin e ka denoncuar dhe në Polici.

    I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe më pas është shoqëruar edhe në stacion policor për intervistim.

    Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’./Rajoni.org/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.