Nga mbledhja e kaluar e asamblesë komunale u trajtua specifikisht çështja e investimeve kapitale dhe zbatueshmëria e tyre, shkruan portali Rajoni.org.
Kryetari i komunës, Fadil Nura mori kritika të mëdha sa i përket kësaj çështjeje.
Madje njëri nga asamblistët, ia hodhi fytyrës faktet me foto, sesi po punohet në kuadër të këtyre “projekteve”.
Por ç’po bën komuna për përmirësimin e kësaj? Përgjigjja është: Asgjë…
Ajo, as pas njoftimit nga asamblisti drejtpërdrejt në kuvendin komunal, e as pas raportimit të portalit Rajoni nuk ka treguar kurrfarë gatishmërie për të ndërhyrë e për të përmirësuar realizueshmërinë dhe cilësinë e këtyre projekteve.
Kjo për shumë arsye, njëra ndër to edhe inatet politike. Sikur këshilla të jipej nga ndonjëkush tjetër dhe jo ai i VV-së do të merrej më seriozisht, pra Fadil Nura është inatçor.
Por, në fund të fundit populli po mbetet ai që pëson.
Përderisa kanalizimet e qytetarëve po vazhdojnë të punohen “shkel e shko”, kryetarin Fadil Nura nuk po e lënë inatet politike që të veprojë./Rajoni.org/
Fotot: