Dje në mbrëmje policia pranoi një raportim për dhunë në familje në Skënderaj, shkruan portali Rajoni.org.
Po bëhej fjalë për një rast sulmi fizik brenda familjes. Burri kishte sulmuar bashkëshorten, duke i shkaktuar asaj edhe lëndime trupore.
Policia njoftoi se burri është arrestuar, ndërsa viktima në këtë rast gruaja e tij ka pranuar tretman mjekësor në spital./Rajoni.org/
Raporti i policisë:
“DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Skenderaj 28.10.2022 – 19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”