[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Kryshec të Skënderajt, shkruan portali Rajoni.org.
Policia raporton se ka arrestuar një person të këtij fshati pasi e kanë takuar në mal me pushkë gjueti në dorë.
[the_ad id="78756"]
Për shkak se personi në fjalë, nuk ka pasur leje të vlefshme, edhe arma e gjuetisë është konfiskuar.
Rasti, sipas prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
“Fsh. Kryshec, Skenderaj 29.10.2022 – 07:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti është takuar në pyll, ku kishte dalur për gjueti me një armë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje të vlefshme. Me vendim të prokurorit, arma e gjuetisë është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”