Gjykata e apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës komunale në Skënderaj që t’i paguhen diku mbi 300 mijë euro dëmshpërblim një mërgimtari nga Kuçica për fitimin e humbur në një objekt hotelier, shkruan portali Rajoni.org.
Ky hotel ishte filluar të ndërtohej afër postës në sheshin e qytetit “Adem Jashari” në Skenderaj, punimet e të cilit më pas i kishte ndërprerë komuna.
Lënda në apel ka qëndruar pothuajse 4-vite dhe tek javën e kaluar apeli ka vendosur në favor të komunës së Skënderajt. Komuna kishte kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim në gjykatën e Skënderajt, e cila më herët kishte vendosur për shumën e dëmshpërblimit dhe sipas burimeve të portalit Rajoni kjo është hera e dytë që kjo lëndë kthehet në rivendosje.
Portali Rajoni ka qenë koherent me këtë ngjarje dhe do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar edhe më tutje rreth kësaj çështjeje, duke u bazuar në burimet e tij./Rajoni.org/