Ilaz Bylylbashi është njëri nga fotografët më të rrallë të paraluftës, i cili ishte mjaft aktiv me fotografi edhe gjatë periudhës më të vështirë të vendin, shkruan portali Rajoni.org.
Ai është duke i publikuar kohëpaskohe disa nga fotografitë e tij të rralla historike, që i ka shkrepur përgjatë luftës së fundit ’98-98.
Kësaj radhe ka ndarë me ne disa pamje emocionale në momentin kur personat e parë e shohin masakrën e 5, 6, 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz.
Në foto shihen Bali Bejta, Hatixhe e Zenë Jashari, pastaj Shaqir dhe Zukë Jashari.
Postimi i plotë i fotografit:
“Për mos me u harru:
Bali Bejta, Hatixhe e Zenë Jashari, pastaj Shaqir dhe Zukë Jashari, njerëzit e parë që panë masakrën e 5, 6 e 7 marsit 1998, në Prekaz!
FotoⒸIlaz Bylykbashi”/Rajoni.org/