Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Komuna e Skënderajt përplaset keq me organizatën e njohur

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komuna e Skënderajt dhe organizata joqeveritare KDI janë përleshur ashpër sot në rrjetet sociale informuese.

    E gjitha mendohet se filloi pasi KDI kishte “ngucur” komunën e Skënderajt, duke deklaruar se nuk kanë mbajtur dëgjime buxhetore dhe nuk kanë dërguar ftesa për KDI-në që të marrë pjesë në këto dëgjime.

    [the_ad id="78756"]

    Më tutje komuna e Skënderajt i përgjigjet, por jo butë, po goxha ashpër me një shkrim në facebook duke iu drejtuar se “KDI ta monitorojë edhe vetveten”.

    Përveç kësaj, komuna ka publikuar edhe disa fotografi nga dëgjimet buxhetor që i ka mbajtur në disa bashkësi lokale, gjithashtu edhe disa ftesa që ata pretendojnë se ia kanë dërguar KDI-së, por këta të fundit ishin indiferentë.

     

    Postimi i plotë i komunës:

     

    KDI përveç monitorimit të punës së Komunës, ta monitorojë edhe vetvetën!

    Organizata joqeveritare KDI, në një publikim të raportit rreth monitorimit të dëgjimeve buxhetore për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024 dhe 2025, në të cilin përveç tjerash thuhet se “Komuna e Skenderajt nuk ka mbajtur dëgjime buxhetore”, ka bërë huqje të madhe profesionale, me apo pa tendencë, madje përfaqësuesja e organizatës e cila monitoron punën e Komunës së Skenderajt, nuk ka qenë fare pjesëmarrëse në asnjë dëgjim buxhetor nga 5 takimet e mbajtura.
    Ndonëse KDI fare nuk është marrë me monitorim me prani fizike të monitoruesve të saj, Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha njoftimet rreth këtyre dëgjimeve me kohë, duke publikuar në faqen zyrtare të komunës në internet, në rrjetet sociale, për të informuar mbi të gjitha qytetarët për ciklin e dëgjimeve buxhetore.
    Ndonëse në rrethana të tjera normale, KDI do të duhej të kërkonte falje për joprofesionalizëm më shumë sesa ka provuar të mos e paraqes të vërtetën, Zyra për Informim ri-publikon faktet:
    Fakti 1 – Ftesa zyrtare për dëgjimet buxhetore dhe kalendari i tyre:
    https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2022/06/1345_220609143324_001-1.pdf
    Fakti 2 – Publikimi i ekstrakteve të procesverbaleve nga dëgjimet buxhetore:
    https://kk.rks-gov.net/skenderaj/category/konkursey-njoftimet/diskutimet-publike/

     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.