Pas partive opozitare dhe mediave target i sulmeve nga pushteti i Fadil Nurës tash si duket po u vjen radha shoqërisë civile respektivisht organizatave joqeveritare që po merren me monitorimin e pushtetit lokal në Skenderaj e që nuk po raportojnë sipas dëshirës së pushtetit.
Sot përmes zyrës komunale për informim e cila në faqën zyrtare i fshin komentet e qytetarëve kur kritikojnë komunën për çështje të caktuar, ky pushtet ka akuzuar KDI-në, për raportin që kishte të bënte për dëgjimet buxhetore të komunës, e ku sipas komunës KDI-ja nuk ka thënë të vërtetën kur ka thënë në raport se komuna në vitin 2022 nuk ka mbajtur as një dëgjim për projekt buxhetin e viti te ardhshëm 2023.
Portali Rajoni ka kontaktuar përfaqësues lokalë, që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij raporti.
Ata kanë konfirmuar se vërtetë komuna nuk ka mbajtur asnjë dëgjim buxhetor për këtë vit. Komuna ka mbajtur dëgjime për kornizën Afatmesme Buxhetore e jo për projekt buxhetin e vitit 2023, i cili ishte dashur të ndodhte këtë vit dhe ka konstatuar se komuna vërtetë nuk ka mbajtur dëgjime buxhetore për projekt-buxhetin 2023. Këtë e dëshmon edhe fakti se ato nuk janë botuar në web faqen e komunës, e cila madje ishte edhe njëra nga pikat e referencës në hartimin e raportit nga ana e KDI-së./Rajoni.org/