[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa orësh në një familje në fshatin Gradicë të Drenasit, ku një grua është gjetur pa shenja jete. E ndjera, sipas informacioneve të para ka vuajtur nga disa sëmundje, por ende nuk dihet shkaku i vdekjes, prandaj kanë nisur hetimet, raportojnë mediet.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se e ndjera u gjet e vdekur në orët e mëngjesit, me ç’rast familjarët njoftuan menjëherë Policinë e Autoambulancën. Mediet mësojnë se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
[the_ad id="78756"]
Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.