Projekti “Digjitalizimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”- Konservimi Digjital VR 360″, është kurorëzuar me sukses.
Kjo do të thotë se nga sot, secili nga ne mund ta shikojmë secilin pozicion të Kompleksit Memorial të Prekazit përmes telefonit, në shtëpi.
Për të pasur qasje te kjo mjafton që të klikojmë në linkun e mëposhtëm, dhe imazhi menjëherë fillon të hapet, mjafton që ne ta lëvizim me dorë drejtimin nga po e duam pamjen.
Për këtë ka reaguar edhe Bekim Jashari, i cili ka falënderuar personat implementues të projektit, dhe i ka përgëzuar për kreativitetin e treguar në këtë projekt.
Postimi i plotë i Jasharit:
Nga sot përmes platformes kmademjashari360.com/ mund të shikoni pamje nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, kjo falë projektit “Digjitalizimi i Kompleksit Memorial Adem Jashari – Konservimi Digjital VR 360”, realizuar nga autori Alban Kasumi me financim të Qeverisë së Kosovës.
Një shembull i mirë i promovimit të trashëgimisë kulturore dhe historisë sonë të lavdishme nga “Lapsi360” të cilët i përgëzoj për kreativitetin dhe iniciativën e qëlluar.