Sot u përplas keq komuna e Skënderajt me organizatën qeveritare monitoruese KDI.
Mirëpo, pas ca kohësh, përpos portalit Rajoni që e demaskoi komunën e Skënderajt, edhe asamblisti komunal me anë të një shkrimi po e hedh në dritë që “yryshi” i komunës në mengjes ishte totalisht gabim, dhe KDI-ja kishte të drejtë.
Më e keqja, i gjitha ky keqkuptim kishte ndodhur pasi zyrtari komunal nuk e kishte kuptuar mirë raportin e KDI-së dhe “kishte dallashitur”, dëgjimet e Kornizës Afatmesme (KAB) me planifikimet buxhetore 2023.
Pra, i gjithë ky keqkuptim paska ndodhur pse zyrtari komunal nuk e ka lexuar mirë raportin, pra për shkaqe të ulëta.
Kjo e ka irrituar asamblistin nga radhët e VV-së, Hysni Mehanin, i cili u tregua i papërmbajtur me këtë huqje të komunës.
Ai me të drejtë reagoi ashtu, pasi huqjet e tilla nga zyrtarët komunalë, të cilët është e supozuar të jenë të matur e me përgjegjësi morale e institucionale janë të pafalshme.
Edhe nëse komuna do të kishte të drejtë, ajo qasje me anë të asaj gjuhe joprofesionale që pamë në mëngjes drejtuar organizatës lë për të dëshiruar: “KDI-ja le ta monitorojë vetveten”, është gjuhë skandaloze, tendencioze dhe rrugaçore.
Postimi i plotë i Mehanit:
A thua?
Komuna e Skënderajt paska kërcënuar KDI-në, “këqyri punët tua” ose këqyre vetveten, është porosia e komunës së Skënderajt për KDI-në.
A thua zyrtarët komunal në Skënderaj nuk dijnë të bëjnë dallimin mes KAB-it dhe planifikimit vjetor të buxhetit.
Vërejtja e KDI-së për Komunën e Skënderajt është se komuna nuk ka mbajtur dëgjime për planifikimin vjetor të buxhetit.
Komuna i përgjigjet me link të procesverbaleve të KAB-it 🤦 që këqyri faktet 🤦♂️🤦♂️
Në ndërkohë që KDI në raportin e saj thekson se Komuna e Skënderajt i ka mbajtur 5 dëgjime për KAB-in, siç thotë edhe komuna në kundër reagimin e saj se i ka mbajtur 5 dëgjime për KAB-in. Çfarë ka kundërthënëse këtu?!
Por vërejtja e KDI-së është se komuna nuk ka mbajtur dëgjime për planifikimin vjetor të buxhetit dhe në mungesë të këtyre dëgjimeve buxhetore, KDI i është referuar KAB-it.
Çfarë huqje masive nga zyrtarët komunal.
Çka ka faj KDI-ja që zyrtarët komunal nuk dijnë me lexu raportin e saj, çfarë faji ka KDI-ja?
Apo faji i KDI-së është që nuk kanë ardhë edhe me ua lexu raportin e tyre sepse nuk e marrin vesh atë raport tandemi Lushtaku&Nura. Çfarë turpi!
Hej hej, a e kanë seriozisht?!
A thua vërtetë këta pushtetarë nuk e dijnë dallimin mes planifikimit vjetor të buxhetit dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore?
A thua vërtetë nuk dijnë me lexu dhe me e kuptu drejt një raport?
Na ka inati KDI,
Na ka inati grandi i përformancës,
Na ka inati instituti GAP,
Na ka inati MAPL,
O mësohuni me lexu se kërkush nuk ua ka inati, po përveç që lat nam, na bonet edhe hor si komunë.
P.S.
Kërkoni falje përmes një postimi KDI-së. Kërkoni falje edhe zyrtarës që punon për KDI-në.
E, ishalla po mbledhni ndonjëherë!
Në seancë më thojke një asamblist i PDK-së; a keni qisi kuadri ju VV-ja.
Qisi që nuk din me lexu, jo nuk kena 😄