Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Ferreira reagon ndaj Sokolit: Isha në Brazil, nuk më besoi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ishte i ftuar sot në emisionin “Dueli Sportiv”, me ç’rast foli edhe për largimet e disa lojtarëve nga skuadra e tij.

    Deri më tani, Gramoz Kurtaj, Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira janë larguar nga klubi i Gjilanit në merkaton e janarit.

    [the_ad id="78756"]

    Teksa ishte duke folur për largimet, Sokoli tha se Ferrerira që është larguar nga Gjilanit ishte i padisiplinuar dhe mungonte në stërvitje.

    Ish mbrojtësi brazilian i Gjilanit, Jackson Ferreira në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ka reaguar duke thënë se ishte dy ditë me vonesë nga rikthimi i tij në stërvitje, pasi ishte për të parë familjen dhe kishte probleme me testim. Ai gjithashtu thotë se ka luajtur 1 vit pa takuar familjarët dhe sipas tij kjo gjë duhej të mirëkutohej nga tekniku kosovar.

    “Këtë vit kisha vetëm 10 ditë pushim, unë jam brazilian dhe qëndrova një vit pa parë familjen time. Kur shkova në pushime, u përpoqa të isha në Kosovë më 5 janar, por kisha një problem me testin Covid, kështu që isha dy ditë me vonesë, trajneri (Sokoli) kur mbaron stërvitjet shkon në shtëpinë e tij në Prishtinë çdo ditë dhe sheh familjen e tij, unë mendoj se ai duhet të më lirojë një javë më shumë sesa lojtarët e tjerë. Unë mendoj se ai duhet të ketë më shumë sens dhe të vendos veten në pozitën time. U përpoqa të vija në Kosovë me 5 janar, isha vonë për dy ditë vetëm për shkak të testit Covid”, tha fillimisht Jackson Ferreira për ‘GazetaBlic Sport’.

    Më pas, mbrojtësi brazilian tregoi edhe arsyet tjera që shtyen në ndarjen e tij me Gjilanin.

    “Në ndeshjen kundër Besës u lëndova, e lashë ndeshjen në minutën e 15-të të pjesës së parë, dhe kur Sokoli arriti në Gjilan u lëndova, edhe kështu që bëra një përpjekje të madhe për të luajtur kundër Ballkanit, para ndeshjes kundër Ballkanit, unë stërvita vetëm 2 ditë, bëra një përpjekje të madhe, sepse më pëlqen të luaj ndeshjet e forta. Unë gjithashtu mora një karton të kuq në minutën e 90’të kundër Ballkanit, të gjitha këto gjëra e bënë atë (Sokolin) të vendosë që unë të mos isha më lojtar i Gjilanit”, vazhdoi ai.

    “Kur ai tha që nuk do të luaja më shumë si titullar me të, vendosa të largohem, sepse më pëlqen të luaj të gjitha ndeshjet dhe kam cilësitë për këtë, por unë e respektoj vendimin e tij, kjo ndodhë, unë vetëm duhet të falënderoj Gjilanin, tifozët dhe banorët e qytetit që më mirëpritën”

    Në fund ai foli edhe për të ardhmen, ku tha se do të vendosë së shpejti.

    “Tani jam në Kosovë, por për 3 ditë do të shkojë në shtëpinë time në Greqi, dhe do të analizoj disa oferta”, përfundoi ai.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.