Komuna e Skenderajt për ditë e më shumë po jep shembuj të këqinj se si një komunë nuk duhet të sillet me qytetarët e saj nga të cilët edhe ka marrë besimin për të qeverisur për mandatin katër vjeçar, shkruan Rajoni.org.
Pra po sillet me arrogancë ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga qeveritarët e komunës.
Pos sjelljeve të tilla në asamblenë komunale ndaj subjekteve opozitare , tani këtë qasje ajo po përdorë edhe me qytetarët.
Siç duket këtyre sulmeve të kryetarit ndaj të gjithë atyre që po mendojnë ndryshe i ka marrë lakmi edhe Zyra për Informim respektivisht faqja e komunës në rrjetin social facebook.
Një zyrë kjo, e cila së paku ishte dashur që të jetë një zyrë e paanshme për një informim real dhe te drejtë. Duhej të ishte një faqe ku qytetarët e kësaj komune do të shprehnin shqetësimet e tyre për çështje të caktuara pa u lëshuar në polemika dhe pa ua fshirë komente atyre që japin kritika apo sugjerime.
Një rast i tillë ka ndodhur dje kur kjo zyre pasi polemizon në emër të komunës me një qytetar, më pas e fshin komentin dhe polemikën që kishte të bënte lidhur me raportin e KDI-së për dëgjimet buxhetore të komunës për projekt buxhetin e vitit 2023. Kjo, pasi organizata joqeveritare ka raportuar se Skënderaj nuk ka mbajtur asnjë dëgjim të tillë.
Për më shumë rajoni ju sjell dëshmi të këtyre polemikave.
FOTO: