Ish luftëtari i UÇK-së, Taulant Nura, sot u bë pjesë sot e diskutimit mediatik, fatkeqësisht për dhunën fizike që iu ushtrua ndaj nënës së tij, Minire Nura në një Qendër për Kujdesin ndaj të Moshuarve në Pejë.
Taulant Nura ra heroikisht dëshmor në moshën 17-vjecare gjatë Betejës së Çabratit në Gjakovë.
Në rrjetet sociale tashmë është bërë publike edhe një fotografi e Nurës, i veshur me teshat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një video shokuese është publikuar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale, ku shihej e moshuara Minire Nura duke u sulmuar nga infermieret e qendrës Orenda në Pejë. Të menjëhershme ishin reagimet e organeve kompentete, të cilat kanë arrestuar të dyshuarat e përfshira në sulmin ndaj të moshuares, si dhe qendra në të cilën ato punonin, i ka suspenduar nga puna. Gjithashtu, pas publikimit të kësaj video, krerë institucional, pjesëtarë të shoqërisë civile reagun duke e dënuar rastin, dhe duke bërë thirrje që emrat e infermerieve të bëheshin publike.