Gazetari dhe ish-reporteri i luftës së fundit në Kosovë ’98-99, Maxhun Smajli ka informuar në lidhje me një donacion humanitar që ka ardhur nga Kumanova, shkruan Rajoni.org.
Bëhet fjalë për disa gjëra shkollore që trimat e Kumanovës i kanë dërguar për nxënësit e shkollës fillore të fshatit Çirez, të komunës së Skënderajt.
Kjo ka ardhur si shenjë e respektit të tyre ndaj dëshmorëve të kësaj ane, Çyçavicës.
Këto dhurata u pranuan nga Mursel Ramadani sekretar dhe Kastriot Fetahu bibliotekist i shkollës fillore në Çirez.
Njoftimi i plotë i z. Smajlit:
Për lirinë e atdheut, pas dëshmorëve vinë ushtarët që mbahen në burgjet e armikut. Të tillë janë edhe trimat e Kumanovës, të cilët po mbahen në burgun e Idrzovës, në Shkup.
Duke i çmuar dëshmorët e Qyqavicës, trimat e Kumanovës, në tetor, kanë dërguar dhurata, mjete shkollore, për nxënësit e shkollës fillore të Çirezit; fletore, lapsa, ngjyra etj., si dhe 38 eksemplar librash “Rrugëtimi drejt lirisë”, të autorit Andi Krasniqi -Kumanova. Këtë donacion humanitar e dorzuann, nipi i kryetrimit nga Drenica, Ali Fazliut, Rizah Fazliu dhe Maxhun Smajli, gazetar dhe ishreporter i luftës në Kosovë (1998/’99). Derisa, i pranuan, Mursel Ramadani, drejtor dhe Kastrot Fetahu, bibliotekist./Rajoni.org/