Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ky është personi që u arrestua pasi sulmoi me stupc një person tjetër te spitali

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    Mediet raportuan sot për një incident që ka ndodhur te Ambulanca Specialistike në Spitalin Rajonal të Pejës, ku një person dyshohet se ka sulmuar një tjetër me shufër druri, si dhe e ka kërcënuar me vrasje. Policia intervenoi duke e arrestuar të dyshuarin, teksa viktima mori trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës, ndërkohë burimet kanë bërë të ditur identitetin e të dyshuarit.

     

    Siç mësojnë mediet, personi që po dyshohet në lidhje me këtë rast është Shain Murati, 65-vjeçar, i cili fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas u kap nga Policia dhe u shoqërua në stacion policor.

    [the_ad id="78756"]

    Burimet nga Prokuroria njoftuan se sipas informacioneve të para i dyshuari e ka goditur me shufër druri një person tjetër, te Ambulanca Specialistike, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me babain e tij (babain e viktimës).

     

    Sherri që plasi aktivizoi Policinë, me ç’rast disa njësi policore intervenuan, ku morën një deklaratë nga viktima e rastit (emër i njohur për redaksinë), i cili ka rrëfyer se i dyshuari e ka kërcënuar seriozisht duke i thënë “S’e lo pa t’vra, nuk i thom vetit njeri nëse nuk të vraj”.

     

    Mediet marrin vesh se pas marrjes së informacioneve të para, Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit, i cili nuk e shijoi lirinë gjatë pasi u arrestua, me ç’rast gjatë kontrollit policor është sekuestruar edhe shufra e drurit.

    Pas shoqërimit në Polici, i njëjti ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.