Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    KQZ-ja do telefonojë votuesit jashtë vendit, nëse nuk lajmërohen e humbin të drejtën e votës

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim që votuesit jashtë Kosovës të regjistrohen për votim përmes emailit.

    Në vendimin e KQZ-së, thuhet se përmes një emaili, mund të aplikojë rrethi i ngushtë familjar që ka mbiemër të njëjtë.

    [the_ad id="78756"]

    Verifikimi i procesit të aplikimit do bëhet përmes kontaktimit me telefon. Në pikën katër, KQZ-ja njofton se në rast se aplikuesi nuk përgjigjet në thirrje, aplikimi i tij do refuzohet.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka specifikuar ndonjë orë të caktuar se kur do telefonohen këta aplikues nga jashtë Kosovës. Duke ditur se ka shumë votues kosovarë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, KQZ-ja nuk e ka sqaruar se kur do telefonohen ata, derisa dihet që ora lokale dallon nga shteti në shtet.

    “Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

    KOHA ka kërkuar sqarime lidhur me këtë vendim nga KQZ-ja mirëpo ata akoma nuk janë përgjigjur.

    Ky vendim është kritikuar nga partia opozitare, VV-ja.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ia lehtësuar procedurat, ai bën të kundërtën! Shton kritere jokushtetuese dhe të paligjshme! E drejta e votës është e pacenueshme, ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush ‘nuk e ka hapur telefonin’! Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!”, ka shkruar në Facebook, anëtarja e Kryesisë së VV-së dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.