Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Katër persona e sulmojnë brutalisht 23-vjeçarin nga Drenica, njëri kapet nga Policia

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    Një përleshje brutale mes disa personave ka ndodhur të hënën në Drenas, ku një person u sulmua keq, teksa njëri nga të dyshuarit ra në prangat e Policisë. Rastit dyshohet se i parapriu një përplasje verbale që eskaloi në sulm fizik, si pasojë e një mosmarrëveshje, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur dje në mesditë, kur katër persona sulmuan fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka përfundoi në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

     

    [the_ad id="78756"]

    Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas, e më pas është transferuar në QKUK, thonë burimet nga Emergjenca.

    Pasi dikush e njoftoi Policinë në lidhje me incidentin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa më pas janë drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare, ku është marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka treguar se si u përballë me personat e dyshuar.

    Sinjali mëson se akoma nuk janë bërë të njohura detajet e ngjarjes, por që Policia ka arritur ta arrestojë njërin nga personat e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “Lëndim i rëndë trupor” dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve që çojnë në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.

     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.