Komuna e Skënderajt ka kontraktuar një kompani private për ta rregulluar kulmin e një ndërtese, shkruan portali Rajoni.org.
Por, cilësia e këtij rinovimi është vënë në dyshim qysh në fillim të nisjes, pasi përvojat, që qytetarët i kanë me këto kompanitë “rregulluese” e “pastruese” të komunës nuk janë aq të mira.
Asamblisti i kuvendit komunal të Skënderajt nga radhët e VV-së, Hysni Mehani ka dhënë një koment sa i përket kësaj. Në bazë të disa fotove që i ka siguruar, ai nuk ka shpresë fare që këto punime do të shkojnë efektshëm.
Përveç kësaj, ai ka vënë në pah se kryetari ka bërë dy goditje destruktive për komunën njëkohësisht: “Kështu bëhet një dëm i dyfishtë; në njërën anë punimet e rinovimeve bëhen shkel e shko, në anën tjetër për këtë lloji të punimeve jepen qindra-mijëra metra katrorë mbindërtim.”,- ka thënë Mehani.
Kryetari Fadil Nura me këtë veprim ka goditur fort, me një fjali: Një e rane dy të vrane.
Postimi i plotë i Mehanit:
I quajnë marrëveshje për zhvillim, sepse kështu e shohin zhvillimin e Skënderajt Sami Lushtaku e Fadil Nura!
Ky që po shihni në foto është kulmi i një ndërtese të cilin komuna ka bërë marrëveshje me një kompani private për ta rinovuar.
Në këmbim të rinovimit të këtij kulmi, kompania private do të merr me qindra-mira metra katrorë mbindërtim.
Kështu bëhet një dëm i dyfishtë; në njërën anë punimet e rinovimeve bëhen shkel e shko, në anën tjetër për këtë lloji të punimeve jepen qindra-mira metra katrorë mbindërtim.
“PDK nuk thyhet” e kishin moton në fushatë. E që besa as nuk skuqet, do duhej ta vazhdonin. Këtë marre të tyre mbase e kanë mbuluar suksesshëm tashmë. Por marrja do të mbetet aty, dhe banorët po ndjehen të rrezikuar prej këtyre mbetjeve që komuna i la aty./Rajoni.org/
FOTO: