Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Kështu ka ndodhur në një familje në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një burrë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda hapësirave të shtëpisë ku jeton çifti, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Mediet mësojnë se e dyshuara ka kërcënuar viktimën me vdekje, duke i thënë se do ia nxjerrë shpirtin me duart e saj dhe të njëjtin më pas e ka rrahur duke e kapur për fyti.
E dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.