Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Ramiz Lladrovci “ua dredh” strukturave të PDK-së në Drenas, emëron pejanin në pozitë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Komuna e Drenasit gati po mbush një vit qeverisje me mandatin e ri të kryetarit Ramiz Lladrovci.

     

    [the_ad id="78756"]

     

    Edhe pse një vit qeverisje, opinioni që në fillim e ka vlerësuar si nisje të dobët qeverisjen e Lladrovcit.

     

     

    Ish-kandidati për kryetar i kësaj komune, Driton Ajazi ka demantuar fushatën e PDK-së në Drenas për thirrjen e të rinjve në anëtarësim në këtë parti.

     

     

    Ai ka ia ka cekur Lladrovcit emërimin e një pejani si shef të kabinetit të tij, shkruan portali Rajoni.org.

    Kështu, gjersa ka sjellë pejanin në pozitë, ai ka neglizhuar shumë kuadro profesionale të rinjsh nga kjo komunë. Pra, ia ka rikujtuar me simbolikë Lladrovcit mënyrën sesi i konsideron ai të rinjtë e Drenasit, të rinj këta, që janë duke u ftuar të anëtarësohen.

     

     

    “D.m.th nuk pati Drenasi kuadro nga gjithë këto struktura të partisë ose rinisë, por të vjen ai nga një komunë tjetër. Nëse vërtet qenka një kuadër e fortë figura e Skenderit, atëherë, pse ai të mos shkojë në Pejë që të ngrisë votën dhe zhvillojë strukturat, në mënyrë që PDK ta rrisë voten atje sepse krejt e dina qe rrallë herë e kalon tre mijë votshin atje.”, -ka thënë Ajazi.

     

     

    Postimi i plotë i tij:

     

     

    PËR IDEOLOGUN E KEQËQEVERISJES NË DRENAS

     

    Të gjithë ne që jetojmë në Drenas, e dijmë fare mirë se këto 6 vite përveq stagnim, degradim, e moszhvillim në Drenas, nuk ka pas qeverisje, por sundim! E prapa krejt këtyre të kqijave ekziston një emër, e ai është tani i emruari Shef i Kabinetit Skender Berisha, si ideator, ndërsa ekzekutuesi i krejt këtyre të kqijave, është DAMQORI!

     

    Mospërfillja ndaj të keqës, është e barasvlershme me të qenët bashkëpunëtor!

    E keqja nuk qëndron e gjitha tek gabimi i kryer, por dhe tek justifikimet me të cilat kërkon ta mbulosh.

     

    Skenderi gabimet jo vetëm që i’a ka mbuluar “shefit” të tij, por dhe i ka dyfishuar shumë herë ato, duke i qëndruar çdo herë prapa, e tash ka dal në sipërfaqe…!

     

    Këtë kohë, jemi dëshmitar se Partia Demokratike, përmes Platformës TIKIZA, po tenton që të ofroj rinin në konceptin e saj politik, që të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme të Rinisë Demokratike!

     

    E çfarë mesazhi i jepet Rinisë Demokratike të Drenasit dhe gjitha strukturave tjera të saj, ku për Shef Kabineti në Komunen e Drenasit emërohet ky personi që po e shihni në foto nga Qyshku i Pejës. D.m.th nuk pati Drenasi kuadro nga gjithë këto struktura të partisë ose rinisë, por të vjen ai nga një komunë tjetër. Nëse vërtet qenka një kuadër e fortë figura e Skenderit, atëherë, pse ai të mos shkojë në Pejë që të ngrisë votën dhe zhvillojë strukturat, në mënyrë që PDK ta rrisë voten atje sepse krejt e dina qe rrallë herë e kalon tre mijë votshin atje.

     

    Pastaj, rasti tjetër, si ai i zëdhënësit të Komunës së Drenasit, ku emërohet një kandidat i zgjedhjeve të fundit për Asamble nga radhët e VV-së, si dhe shumicen e Drejtorëve që qeverisin me DAMQORIN, janë ose ish Asambleistë ose anëtar të partive tjera opozitare në Drenas.

    A zyrtarisht Drenasi, qeveriset nga PDK! Hipokrizi e vërtet a!

     

    Mos qofsha nën lëkuren e krejt atyre strukturave lokale dhe qëndrore, të cilët u angazhun natë e ditë, për dy muaj rreshtë, që ti vazhdohet mandati i qeverisjes edhe për 4 vjet DAMQORIT, e në emër të tyre të qeverisë dikush tjetër!

     

    Për neve, kjo nuk është një situat e panjohur, nga ky njeri, por uroj që ta kuptojnë gabimin e tyre edhe ata që vrapuan pas tij, e tani ndihen si të shfrytëzuar vetëm për aktivitete zgjedhore!

     

    D.A.”/Rajoni.org/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.