Zyrtari i komunës së Skenderajt, Baki Beqiri po merr pjesë në konferencën e dytë të Ballkanit Perëndimor.
Kjo konferencë po mbahet në kuadër të projektit ReLOaD2.
Konferenca po mbahet në Tiranë dhe ka pjesëmarrës të 6 shteteve si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia, në kuadër të këtij projekti #ReLOaD2.
Postimi i plotë i Beqirit:
🔵 Të mbledhur në Tiranë në Konferencën e 2të të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrje të 6 shteteve si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia, në kuadër të projektit #ReLOaD2.
Për dy ditë me radhë, po diskutohet për mjedisin, zhvillimin ekonomik, integrimin në #BE dhe rolin e tyre në komunitet.
Komuna e Skenderajt është në mesin e 7 komunave të Republikës së Kosovës që po implementon këtë projekt shumë të rëndësishëm për rininë, zhvillimin ekonomik dhe politikave integruese të Bashkimit Evropian.