[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Situata mbi të cilën po kalojnë fshatrat e Skënderaj por edhe më gjerë është mjaft sfiduese, shkruan portali Rajoni.org.
[the_ad id="78756"]
Vërshimet nga shiu i tërbuar, që u përcoll sot gjatë gjithë natës kanë vazhduar edhe në Klinë të Epërme të Skënderajt.
Më saktësisht, fatkeqësia ka përfshirë Lagjen Bajraktari të kësaj ane.
Kështu si rezultat i kësaj, 5 familje kanë mbetur të bllokuara brenda, për shkak të pamundësive që vërshimet i kanë krijuar për të qarkulluar.
Rajoni ka siguruar edhe një video ku shihet uji nga lumi Klina duke goditur me presion vazhdimisht shtëpitë në këtë lokalitet.
Më e keqja qëndron se meteorologët kanë deklaruar se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës, atëherë me të vërtetët këto familje janë të rrezikuara seriozisht.
PAMJE: