Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    AKR-së në Skenderaj nuk i’a lë shenjë largimi i kryetarit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një subjekt politik me dy asamblistë dhe me 5-6 njerëz të vullnetshëm dhe të vendosur për të punuar, nuk është për t’u nënçmuar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet parti që është në shuarje. AKR-ja në Skenderaj, e cila ka mbetur pa kryetarin dhe nënkryetaren, të cilët të shtunën dhanë dorëheqje të parevokueshme, si dhe një anëtar i kësaj partie, i cili gjithashtu zyrtarisht dha dorëheqje, është duke u përpjekur të riorganizohet. Dy asamblistë, Pajazit Isufi e Dorarta Dreshaj, pastaj Mexhit Aliu, Xhavaiti, Rrustemi, Begishja e ndonjë tjetër, gjatë një konsulte mes vete janë dakorduar që të punojnë edhe më shumë për stabilizimin e degës së AKR, tani kur zgjedhjet nacionale vetëm sa nuk kanë filluar. Pajazit Isufi, një prej asamblistëve më me zë në Kuvendin e Skenderajt i tha Vision Mega, se AKR-ja do të vazhdojë aktivitetet sikurse edhe deri me tani dhe se së shpejti do të mbahet një mbledhje ku do të zgjedhet ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës. Ai shtoi se janë në kontakte edhe me qendrën.

    Ndryshe, AKR në qendër, nëse dëshiron të ketë degë të fortë në Skenderaj (AKR është subjekti i dytë më i madh politik në komunën e Skenderajt pas PDK-së) duhet t’u ofrojë mbështetje atyre që kanë mbetur. Duhet t’i lirojë ata që kanë mbetur edhe nga borxhet, që sipas tyre,  kanë krijuar  ata që kanë drejtuar degën më përpara.  

    [the_ad id="78756"]

    Një rekomandim për Behxhet Pacollin, jo vetëm nga anëtarë dhe simpatizantë të AKR është që ta kthej kokën nga dega në Skendera dhe të investojë në këta njerëz. Nëse nuk i duhen degët, atëherë të tregojë se nuk është i interesuar për to. Bile tashmë ish-kryetari i degës së AKR në Skenderaj, Musa Dervishaj, gjatë fjalës së tij të fundit si kryetar i degës së AKR, tha se Behxhet Pacollit nuk i ka interesuar kurrë dhe nuk i intereson hiq dega e AKR në Skenderaj dhe se asnjëherë nuk e kanë pasur mbështetjen e tij dhe të qendrës.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.