[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Vërshimet nga shirat rreth e rreth Kosovës nuk kanë të ndalur, shkruan portali Rajoni.org.
[the_ad id="78756"]
Rajoni sot gjatë gjithë ditës ka raportuar për vërshime të ujit në lokalitete të ndryshme të Skënderajt.
Patëm raste të vërshimit të shtallave etj., por një rast ende më i rëndë ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skënderajt.
Shtëpia e Xhafer Bimbashit është vërshuar nga uji, brenda e jashtë.
Uji i ka depërtuar deri në sallon, duke ia mbuluar gjërat materiale esenciale shtëpiake, shporetin etj.
Ky ishte rasti më i tmerrshëm deri më tani i shkaktuar nga vërshimet, dhe do të ishte e udhës nga komuna e Skënderajt të merreshin veprime sa më të shpejta në mënyrë që të gjendej në ndihmë e mbështetje ndaj të prekurve./Rajoni.org/
PAMJE: