Cilësia me të cilën është duke u ndërtuar rruga nga Korrotica e Epërme deri në Drenas po lë shumë për të thënë, shkruan portali Rajoni.org.
Për këto punime, kryetari i Drenasit, i cili e kishte traditë komentimin e interesimin rreth punimeve sot i ka bërë veshët e shurdhër.
Dikur, kur nuk i jipte tenderët vet, dilte për të bërë filma në rrugë me kazëm në dorë kinse për ta larguar humusin.
Siç duket e gjithë kjo shfaqje atëherë ishte për ta bërë horë pak para medieve kompaninë të cilës do t’ia shkëpuste kontratat përgjithmonë.
Ndërsa, sot, sipas njërit banor të Drenasit, Lladrovci nuk po bën asnjë zë karshi këtyre punimeve me cilësinë më të dobët të mundshme, pasi tash tenderët po i jep vetë.
Një banor i kësaj ane ka komentuar për Rajonin heshtjen e Ramizit karshi kësaj me frazeologjinë e bukur popullore “Ramizi i ka futur veshët në lesh”.
Rajoni ka siguruar edhe pamje se si po shkojnë këto punime: