Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Skënderaj 4 ditë pa ujë, qytetarët ankohen se ujësjellësi po i diskriminon

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Reshjet e mëdha të shiut ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime të shumta gjithandej Kosovës dhe kanë ndalur furnizimin me ujë.

     

    [the_ad id="78756"]

    Qytetarët e Skenderajt janë pa ujë që nga dita e shtunë dhe kjo ua ka vështirësuar jetën atyre shumë.

    Mitrovica dhe Vushtrria kanë filluar të furnizohen me ujë ditën e djeshme kurse Skenderaj ende nuk ka furnizim të rregullt me ujë nga KRU “Mitrovica”.

     

    Qytetarët e Skenderajt në prononcime për Veriu.info janë ankuar se KRU “Mitrovica” po i diskriminon pasi dy komunat tjera, Mitrovica dhe Vushtrria kanë ujë kurse Skenderaj jo.

     

    Kurse një qytetar tjetër thotë se kjo po ua vështirëson jetën dhe se askush nuk merr përgjegjësi për një gjë të tillë.

     

    “Që nga e shtuna nuk kemi as edhe një pikë uji, kjo është e pa tolerueshme po na vështirëson edhe jetën. Ani pse jetoj në qendër të Skenderajt dhe jam pagues i rregullt as edhe një përgjegjesi nuk e merr askush të na tregoj dhe kur vjen uji.” – ka thënë qytetari Migjen Rrecaj.

     

    “Ndalja e ujit në Skenderaj, qysh prej të shtunës jemi duke u përball me mungesë të ujit. Kjo është e tmerrshme askujt nuk i intereson për neve, në Mitrovicë dhe Vushtrri ka ujë edhe pas vërshimeve uji ka ardhur menjëherë vetëm në Skenderaj jemi lënë shumë pas dore”. – ka thënë Ismet Zeqiri, qytetar i Skenderajt.

     

    Mediet kanë kontaktuar edhe kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se nga komunikimi me ujësjellësin i është thënë se furnizimi do të fillonte ditën e djeshme por kjo ende nuk ka ndodhur as sot.

    Po është e vërtetë që në Skenderaj nuk ka ujë nga dita e shtunë. Kjo është kompetencë e ujësjellësit që është kompani regjionale. Unë kam kontaktuar me kryeshefin Bashkim Kurti dhe arsyetimi i tij ka qenë që ndotja e ujit ka kaluar të gjitha normat e lejuara dhe janë detyruar ta ndalin. Më është thënë që furnizimi do të fillojë ditën e djeshme për në mbrëmje por fatkeqësisht edhe sot ende nuk ka ujë ne Skenderaj” – ka thënë kryetari i Skenderajt Fadil Nura për Veriu.info.

     

    Se ku qëndron problemi rreth kësaj çështje Veriu.info ka kontaktuar edhe kryeshefin e KRU “Mitrovica” Bashkim Kurtin i cili ka thënë se gypat në Skenderaj kanë marrë ajër dhe furnizimi me ujë ende nuk ka filluar.

     

    Ai ka theksuar se ekipet e punëtorëve janë në terren dhe sot do të fillojë furnizimi.

     

    “Prodhimi në fabrikë ka filluar dje dhe njëkohësisht furnizimi, mirëpo çështja e Skenderajt qëndron se gypat kanë marrë ajër dhe furnizimi nuk ka filluar ende. Punëtorët janë në terren dhe shumë shpejt pritet të rregullohet problemi dhe të fillojë furnizimi. Gjithsesi se do të kryhet sot brenda ditës” – tha kryeshefi i KRU “Mitrovica” për gazetën online Veriu.info.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.