Rajoni kishte raportuar vazhdimisht për disa mashtrime që ishin bërë në asfaltimin e rrugëve.
Më konkretisht po bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës “Ahmet Haliti” në lagjen Jashari në fshatin Kozhicë.
Rajoni kishte raportuar për një varg mashtrimesh që pushteti ua kishte bërë këtyre banorëve, e që ngjanin me skandale politike të librave të Orwell-it.
Rreth 4 herë, çdo vit para zgjedhjeve kishin dërguar kamionë me rërë kinse për ta asfaltuar rrugën. Pasi i merrnin votat nga banorët, procesi asfaltues ndërprehej.
Siç duket këtë traditë mashtrimi nuk e la pa e provuar edhe njëherë në maj të këtij viti Fadil Nura, por kësaj radhe i ngeci.
Kryetari i Skënderajt e shpalli të asfaltuar rrugën në facebook për ta shuar presionin e medieve, por pas dy ditësh prapë historia e njëjtë: u ndërprenë punimet.
Luhatjet e komunës vazhdonin edhe më tutje. Televizioni ATV kontakton Zyrën e Informimit të kësaj komune, për të kërkuar sqarim rreth ngjarjes. Zyrtarët i përgjigjen se kjo kompani ka shkëputur kontratën, për shkak të inflacionit. Komunës nuk i shkon gjatë për t’u zbuluar. Populli thotë: “Mos e vet se të tregon vetë”. Pas një jave komuna publikon fotografi nga asfaltimi i shumë rrugëve, pra inflacioni paska qenë vetëm për asfaltimin e rrugës së Kozhicës, dhe jo të rrugëve të tjera.
Portalit Rajoni nuk i iku as kjo! Pas dy muajve “ia heq petkun” krejtësisht rastit dhe e raporton atë.
Pas kësaj komisoni nuk po i beson askujt përpos syve të vet. Banorët kanë fotografuar komisonin duke monitoruar punën mjaft shpesh në rrugë./Rajoni.org/