Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues këtë muaj ka pasur reagimeve të shumta, pas disa ngjarjeve që tronditën vendin. Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për këto raste dhe për të dyshuarit që kanë rënë në prangat e Policisë.
Në shumë raste viktimat janë vajzat e mitura, të cilat nuk po kanë siguri askund dhe po kërkojnë mbrojtje e ndihmë nga shteti.
Një rast i frikshëm ka ndodhur dje në komunën e Skenderajt, ku dy vajza të mitura dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga dy persona të moshës madhore.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 21 dhe 23-vjeçari dyshohen se i kanë marrë vajzat pa dëshirën e tyre dhe të njëjtat i kanë dërguar në parkun e qytetit.