Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura e kishte premtuar shoqatën e pensionistëve të Skënderajt se do t’ia sigurojë një autobus për ta vizituar Shqipërinë për nder të festës kombëtare, shkruan portali Rajoni.org.
Por, pensionistëve të Skënderajt u kanë mbetur çantat e gatshme, sepse punët për një vizitë të tillë nuk ishin kurrkund, as në rend fare.
Burime të Rajonit thonë se kur pensionistët kanë shkuar për t’ia kërkuar komunës autobusin, atyre u është thënë se tash nuk mundemi t’ua japim.
Sipas atyre, kjo për arsye të inflacionit apo siç janë drejtuar komunarët “I kanë shtrënguar shpenzimet!”
I njëjti burim tha për Rajonin se komuna u është paraqitur pensionistëve me kushte duke u thënë se nëse dëshironi të shkoni duhet t’i hiqni ju vetë nga ana juaj shpenzimet e autobusit dhe të shoferit.
Kështu, si pasojë e kësaj pensionistëve u dështon udhëtimi dhe kthehen me çanta e në shtëpi./Rajoni.org/
You may have the ability new echeck casinos canada to acquire bonuses in different ways as well.