Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Del Videoja – momenti kur rrahet mjeku kosovar në një kafiteri, dyshohet se keqtrajtoi një 5 vjeçare

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një klinikë private në Gjilan, ku doktori Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije me autizëm, shkruan gazeta sinjali.

    Ai është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një 5-vjeçare, teksa po e trajtonte në qendrën rehabilituese defektologjiko-logopedike AAR LOGO PLUS.

    [the_ad id="78756"]

    Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i një fëmije, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm.

    Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të rrahjes së mjekut, në lokalin Metro, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, dje pasdite, ku shihet se si sulmohet nga dy të dyshuarit e tjerë.

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit për sulm ndaj mjekut janë Isak Shala dhe Rilind Vllasaliun. Ata janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.Rrahja u bë sebep që Policia ta arrestojë mjekun, i cili pas shoqërimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor“.

    Dy të dyshuarit e arrestuar për sulm e kanë sulmuar mjekun e dyshuar në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, duke e grushtuar të njëjtin, derisa ishte jashtë detyrës, në një kafene në atë zonë.

    KLIKONI PËR TA PARË VIDEON

    Akuzat se mjeku e ka maltretuar fëmijën e të dyshuarit, derisa po e trajtonte e ka bërë babain e tij që bashkë me të dyshuarin tjetër ta sulmojnë atë fizikisht.

    Ndryshe, Fazliu është edhe ushtrues i detyrës së shefit të shërbimit të Logopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pozitë kjo të cilën e kishte marrë në shtator të këtij viti.

    Vepra për të cilën mjeku Fazliu do të hetohet sanksionohet me Kodin Penal të Republikë së Kosovës dhe dënohet edhe me burgim.

    “Mjeku, stomatologu ose punonjësi tjetër shëndetësor, i cili me rastin e dhënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësor, përdor haptas një mjet apo metodë të papërshtatshme të mjekimit ose në ndonjë mënyrë tjetër haptazi nuk i zbaton rregullat e profesionit të kujdesit shëndetësor ose haptazi vepron në mënyrë të pakujdesshme, duke shkaktuar kështu keqësimin e sëmundjes ose dëmtimin shëndetësor të personit tjetër, dënohet me burgim me jo më shumë se një (1) vit.”, thuhet në nenin 254.

     

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.