Qytetarët e Drenasit, më konkretisht të gjithë të sëmurit që po kanë nevojë për tretman mjekësor në Drenas po kalojnë nëpër një situatë të vështirë, shkruan portali Rajoni.org
Për shkak të shtrëngimit të kushteve atmosferike, të ftohtët që ka përfshirë vendin po e bën të patjetërsueshme praninë e nxemjeve.
E me një sfidë si kjo po përballen qytetarët e Drenasit. Ata janë ankuar se në vendin ku po shkojnë të trajtohen për përmirësim shëndetësor, gjendja e tyre veç po përkeqësohet edhe më shumë gjatë qëndrimit në të ftohtë.
Për këtë kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, as nuk po ia ndien fare!
Ai ende nuk ka siguruar material për aktivizimin e sistemit të ngrohjes në QKMF-të, as në Drenas e as në Komoran.
Ja edhe ankesa e qytetarëve drejtuar një mediumi lokal (Drenica Sot):
QKMF në Komoran edhe përkundër të ftoftit që po mbizotëron këto ditë, akoma mbetët pa nxemje.
Disa qytetarë janë ankuar në redaksinë tonë përshkak të të ftohtit në QKMF në Komoran, ata thonë se kjo gjendje është shumë e vështirë për pacientët dhe se alternativa e vetme për tu ngrohur është vetëm me batanie.
Qytetarët bëjn thirrje që të intervenojë sa më parë Komuna dhe të evitohet ky problem për pacientët.
Poashtu sipas një qytetari situata e tillë pa ngrohje është edhe në QKMF në Drenas.