Policia në raportin e saj 24-orësh ka përfshirë një rast të kanosjes dhe gjuestisë së kundërligjshme në fshatin Radishevë të Skënderajt, shkruan portali Rajoni.org.
“KANOSJE –GJUETI E KUNDËR LIGJSHME
Fsh. Radishevë, Skenderaj 27.11.2022-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur janë duke u kryer hetime nga njësitet kompetente policore. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.”
Burime të Rajonit brenda policisë thonë se kemi të bëjmë me një konflikt në mes të disa gjuetarëve dhe rojeve të pyllit.
E gjitha ka ndodhur kur zyrtarët e autoritetit pyjor kishin dashur të identifikojnë gjuetarët, të cilët kishin refuzuar një gjë të tillë.
Falë vigjilencës dhe kujdesit nga rojtarët e pyllit nuk ka ardhur deri te më e keqja.
Pra këta zyrtarë të shtetit të Kosovës, që s’i marrin as 300 euro pagë, pothuajse përditë e kanë “rrezik” jetën.
Personat në fjalë pasi janë marrë nga policia për intervistim janë shpërndarë nga vendi i ngjarjes./Rajoni.org/
*foto ilustrim, gjueti e kundërligjshme, Skenderaj*