Muajve të fundit ka pasur disa raste tragjike të vdekjeve të punëtorëve si pasojë e lëndimeve në vendet e punës. Ndonëse këto raste nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti ata.
Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të tillë dhe mjaft të rëndë për një familje nga Lipjani. Djali i tyre, 45-vjeçar, i cili po trajtohej në QKUK pasi u lëndua muajin e kaluar, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se punëtori që vdiq sot është Rasim Bytyqi, i cili kishte pësuar lëndime të rënda teksa po punonte në punishten e kompanisë “Euro-Abi”, në rrugën C. Ai kishte pësuar plagë serioze pasi ishte lënduar në vinç dhe më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK.