Komuna e Skënderajt ka shpallur rezultatet e komisionit vlerësues për pozitën “specialist i buxhetit”, shkruan portali Rajoni.org.
Për këtë pozitë çuditërisht ishte vetëm një aplikues, dhe ai ishte Albert Rexhepi nga fshati Çirez, ndryshe ish-asamblisti “besnik” i PDK-së.
Rexhepi ishte ndër ata të paktit, të cilët nuk e tradhëtuan PDK-në në kohën më të vështirë të saj në nivel lokal në vitin 2018 sa ishte opozitë. Pa marrë parasysh përfitimet personale që iu ishin ofruar ai prapë kishte qëndruar plotësisht besnik ndaj PDK-së.
Edhe pse në këtë periudhë kohore ishte duke punuar në Agjencionin për Financim në Kosovē (AFK), prapë ky vend pune nuk ishte i kënaqshëm as për të e as për PDK-në në Skënderajt.
Ata nuk u bënë rehat pa e rikthyer Rexhepin prapë në një pozicion në komunën e Skënderajt./Rajoni.org/
DOKUMENT: