Sot disa asmablistë të Kuvendit Komunal të Skënderajt kanë lëshuar mbledhjen e kuvendit, shkruan portali Rajoni.org.
Këtë e ka bërë të ditur Hysni Mehani me anë të një videoje që e ka shpërndarë.
Arsye kryesore e këtij lëshimi duket të kenë qenë shkeljet e njëpasnjëshme të Fadil Nurës.
Ajo që mund të shihet nga video, vërtetohet se si njëra ndër arsyet kyçe, që i shtyri asamblistët të ndërmarrin këtë veprim është edhe vendimi për zgjatje të kontratës për kompaninë “Rukolli”.
Njoftimi i plotë nga Mehani:
Si opozitë e kemi lëshuar seancën e sotme në kundërshtim të një vendimi të kundërligjshëm dhe e ftojmë pushtetin të mos vazhdojë me shkelje ligjore.
Punimet e ndërprera në mungesë të kuorumit nuk duhet të vazhdojnë nën presione të reja.
Na vjen keq që ende në Skënderaj e vetmja mënyrë e komunikimit me qytetarë për zhvillimet në kuvend komunal bëhet përmes telefonave tanë privat.