[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Sot në Rakinicë kanë nisur punimet e realizimit të projektit të ri, për asfaltimin e njërës prej rrugëve kryesore të fshatit, tranmeton portali rajoni.org.
Me këtë rast, në nisje të realizimit të këtij projekti, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
[the_ad id="78756"]
Kryetari Nura ka bashkëbiseduar ndërkohë me banorët e fshatit duke i njoftuar ata se qeverisja lokale do të vazhdojë edhe me projekte të tjera, ku u theksua ai i sistemit të kanalizimit, një problem nga i cili vuajnë disa lagje të Rakinicës.
Banorët nga ana e tyre janë shprehur mirënjohës dhe falënderues për projektin e asfaltimit të rrugës, i cili parasheh edhe degëzimet e duhura si dhe trajtimin e atyre që kanë gjendje më të rëndë.