Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se personi që po kërkohet nga Policia është Shkelzen Gashi nga fshati Buqan, i cili me profesion është mësues.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është dërguar për trajtim mjekësor kurse i dyshuari akoma është në arrati. E gjithë ngjarja, sipas informacioneve të para dyshohet të ketë ndodhur në Restaurant Ora.
Ndërkohë lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 07:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Baran i Epërm në Pejë ka të shtëna me armë zjarri dhe një person është lënduar. Policia me urgjencë është nis në vendin e ngjarjes, me të arritur rrugës e kanë takuar familjen e viktimës të cilët ishin duke e dërguar të plagosurin në spital”, tha Gashi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.