Është bërë 1 vit që kur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë mandatin e ri, shkruan portali rajoni.org.
Që prej fillimit është vërejtur fillim i dobët i qeverisjes, ku filluan ankesat nga qytetarët në shumë sektore të ndryshme.
Sot, ish-kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi ka shkruar një postim “për nder” të 1 vjetorit të qeverisjes së Lladrovcit.
Ai i ka radhitur shumë sektore, ku qeverisja e Lladrovcit po çalon.
Postimi i plotë:
“1 VIT (6 VITE) NGA KEQËQEVERISJA E DAMQORIT
E thënë nga Washington Irving:
“Mendjet e mëdha kanë qëllime!
Mendjet e vogla kanë dëshira”
Dëshira për ti hedhë “hi syve” qytetareve, është vetëm e DAMQORIT.
Damqori, nuk ka qëllime!
Damqori, ka vetëm dëshira!
Vetë fakti ku dëshmohet përmes raportit nga Instituti GAP, ku nga 37 premtime, janë realizuar vetëm 7, e tregon më së miri, që ky njeri nuk ka qëllime për Drenasin tonë. Ky njeri ka vetëm dëshira!
Dëshira, e tij më e madhe është që edhe të tjerët të mendojn si ai, që kinse “ka punuar diçka”.
Qytetarët tanimë e kanë kuptuar, të gjithë e dijnë përfundimisht se sa keni pas qëllime DAMQOR për të “miren” e qytetareve:
* MUNGESË E UJIT TË PIJES
* NEPOTIZËM I SKAJSHËM
* STAGNIM NË EKONOMI
* ARSIM JO CILËSOR (ME DREJTORA TË POLITIZUAR)
* SHENDETËSIA NË KOLAPS
* DËSHTIMI NË KULTURË E SPORT
* INFRASTRUKTURË E PA PLANIFIKUAR
* AMBIENTË I NDOTUR E BERLLOG GJITHËANDEJ
* NDËRTIMET E LARTA DHE TENDERAT DOSTAVE
* GRABITJA E PRONËS PUBLIKE
E imagjinoni, e gjithë këtë katrahur dhe del DAMQORI, e thirret në PERFORMANCË!
Në cilen performancë o DAMQOR?
Në performancën e mungesës së ujit!
(Uji, nevoja bazike elementare për jetë, mungesë e tij në 22 fshatra te komunës sonë).
Në performancën tënde të Nepotizmit!
(Kush mbeti pa u punësuar nga të afërmit dhe farefisi yt, e të njerëzve rreth teje).
Në performancën tënde në Ekonomi!
(Vetëm dilni dhe ecni në këmbë nëpër qytetin e Drenasit dhe e shifni se çdo i dyti lokal e ka të ngjitur njoftimin se “Lokali ipet me qira”. Kjo e pasqyron më së miri se ku ka devalvu zhvillimi ekonomik në komunën tonë, ku deri para pak kohësh shumë qytetar kanë zhvilluar biznese të suksesshme nëpër ato lokale dhe nga bllokada dhe përndjekja që ju është bërë nga keqëqeverisja, janë largu dhe janë zhvendos nëpër komuna tjera perreth!
Në performancën tënde në Arsim!
(Performancë e llogaritni mbylljen e shkollave! Apo tash kur kemi hyrë në muajin dhjetor, e në shumë shkolla, nuk ju keni siguru ngrohje. Pastaj, kërkoni cilësi me Drejtora të politizuar nëpër shkolla, e shumica nga ta janë argat tu)!
Në performancën tënde në sport, ku nga vetë dora jote dhe pazaret e tua, sot Krenaria e Qytetit KF Feronikeli ku gjendet?
(Në ligen e dytë, e kur keni ardh ju në krye të Komunës ishte Kampion).
Në performancën tënde në Kulturë!
(Ku u treten gjithë ato aktivitete kulturore që organizoheshin nga Komuna jonë për qytetarët, derisa në krye të saj erdhe ti? Çfarë aktivitete kulturore organizon sot Komuna jonë? Zero aktivitete!).
Në performancën tënde në Shëndetësi!
(Ku gjërat bazike më elementare mungojnë për tu trajtuar aty)!
Në performancën tënde në Infrastruktur!
(Ku, çdo ditë, qytetarët mbesin me orë të tëra nëpër kolona. Ku ndarjet dhe planifikimet bugjetore bëhen mbi baza politike dhe në plotësim të kërkesave të dostave tu, e asesi të interesit qytetar).
Në performancën tënde për ambientin!
(Performancë e llogaritni ju, ku qytetarëve ju rrijnë mbeturinat te dera çdo herë me nga një muaj dhe nuk u barten ato me kohë nga përgjegjësit, edhe pse pagesa ju bëhet me rregull nga qytetarët).
Në performancën tënde tek tenderat dhe ndërtimet e larta!
(Ku, gjatë gjithë kohës së qeverisjes tënde, tenderat i kanë marr disa dosta tu, e tash ke fillu edhe biznesin e ndertimeve të larta, si aksionar pa letra së bashku me ta).
Në performancën tënde të Grabitjes së Pronës Publike!
(Tentimi i Grabitjes së Pronës Publike (objektin e vjetër të Komunës), kinse për interesa qytetare, duke tentuar qe atë tua kalosh dostave tu që të ndërtojnë banesa e të pasurohen në kurriz të interesit qytetar, i shpërfaq më së miri dëshirat e tua me mendësi grabitqare).
Në performancën e dostave tu DAMQOR, që gjithë diten bani biznes, e në mbrëmje darkoni së bashku edhe i festoni të arriturat për “interesin qytetar”.
Në cilen performancë o DAMQOR?
A për këtë performancë e morët “ÇMIMIN PËR QEVERISJE TË SHKËLQYER”?
Të nderuar qytetarë, të vetmen “punë” që e prezanton DAMQORI dhe stafi i tij, është që të mbajnë mbledhje në sallën e Kuvendit dhe të bëjnë foto, së bashku me një pjesë të stafit të Komunës, duke i detyruar ata që të marrin pjesë, në ato takime, e duke i prezantuar ato, si kinse dëgjime publike me qytetar, vetëm e vetëm që në fund, ti plotësojnë formularët e performancës dhe të shpallet Komuna me performancën më të mirë! Hipokrizi a?!!!
DAMQOR, mos harro një gjë, se qytetaret do të mbajnë mend gjatë si njeriun që ia ke shkaktu dëmin më të madh dhe e ke pengu zhvillimin ekonomik të Komunës tonë!
DAMQOR, mos harro që në të ardhmen nuk do të arrish të kontrabandosh fitore tjera me këso “performanca”, sepse qytetari e ka kuptuar tanimë se jeni vetëm një mashtrues, e asgjë më shumë!
DAMQOR, leri dëshirat ma, boll ma, kuptoje që nuk do të kalosh gjëra duke menduar që po i kalon e nuk po të kupton askush!
DAMQOR, fatkeqësi për ty, e fatmirësi për qytetarët tanë është, sepse listës së dëshirave tua po i vjenë fundi, sepse qyetarët tashmë e kanë kuptuar se, qëllimi im, për dallim nga Ti, ka qenë që DRENASI TË JETË I TË GJITHËVE, e jo qysh po ja plotëson dëshirat, ti vetit dhe një grupi të vogël përreth teje dhe pashmangshëm që, Drenasi do të lirohet nga Grabitqarët sepse përveq që ndryshimi është i nevojshëm, është edhe i domosdoshëm!
D.A./Rajoni.og/