Ish-kandidati për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e kaluara, Driton Ajazi i është përgjigjur kryetarit Ramiz Lladrovci rreth padisë së tij, shkruan portali Rajoni.org.
Ai me anë të reagimit të tij ka lënë të nënkuptohet se padinë e Llaldrovcit e ka marrë vetëm me sportitivitet.
Ajazi e ka akuzuar se kjo padi e tij është vetëm një formë e tij e zakonshme e shantazhit.
Kujtojmë se Ajazi në analizimin e tij të qeverisjes njëvjetore të Lladrovcit, e kishte akuzuar këtë të fundit për nepotizëm, keqmenaxhim të projekteve e çka mos! Ndërsa, Lladrovci e kishte paditur kinse për shpifje.
Postimi i plotë:
“Mos e vet se t’kallxon vet”
Kur e vërteta dhemb, mundohet me arsyetu të vërtetën me formën që ai din ta bëjë më së miri, formën e shantazhit duke më paditur kinse për shpifje!
Jo, DAMQOR, mua nuk më shantazhoni dot dhe nëse mendoni se në këtë formë më zbrapsni nga thënia e të vërtetës, e keni shumë gabim! Sepse nga veprimet e tua të dëmshme në Komunën tonë vetëm sa e vërtetojnë të tëren, atë çfarë kam prezantuar unë në pasqyrimin e keqëqeverisjes tënde 6 vjeqare.
E normal një e vërtetë e tillë ty të dhemb! Por, tani, mashtrimi yt më nuk kalon në heshtje, sepse mashtrimin tënd e kanë kuptu edhe qytetarët dhe tani nuk mund të bësh dëme, e ato me naj shit si performancë, ligj e llogaridhënie sepse je demasku i tëri! Je vetëm një mashtrues.
Neve, nuk na ndalon dot as shantazhi e as padit e tua dhe nuk do të ndalemi derisa ta çrrënjosim këtë kastë damqorësh dhe grabitqarësh nga Komuna jonë!
D.A.