Petrit Gashi në Drenas ishte i njohur si kundërshtar i rreptë i pushtetit aktual qeverisës shkruan portali rajoni.org.
Gashi leje që kritikonte ashpër, por gjente edhe metoda kreative për ta përcjellë mesazhin.
Për shkak të kritikave të njëpasnjëshme për pushtetin, me Ramiz Lladrovcin e kishin punën pisk. Lladrovci e kishte paditur për “shpifje”, ndërsa Gashi në seancën e radhës komunale solli spektakël përmes posterave me mbishkrime duke e bërë Lladrovcin “për pesë pare”. Madje me anë të simbolikës kur kolegu i tij ia mbyll gojën me ngjitës ia bën padinë e Lladrovcit “lloq për gardh”.
Edhe pse ishin të njohur si armiq të përbetuar, Lladrovci nuk mundi ta mposht Gashin. Siç thotë një fjalë e urtë: “Nëse nuk mund ta mposhtësh, bashkoju!”
Kritikave të tij nuk mundi t’u bëjë ballë duke i luftuar, kështu që vendosi ta marrë krejt afër vetes, që të punojnë bashkë.
Kështu, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci me anë të këtyre veprimeve ka lënë të nënkuptohet se po shpall një garë të re për personat që janë të interesuar për të fituar një pozitë në komunë: Kush kritikon më ashpër e fiton pozitën!