Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    “Nëse kryen marrëdhënie seksuale me mua do të martohemi”, ndërsa pas aktit gënjehet e mitura

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nxitja e kryerjes së akteve seksuale me premtime të rrejshme për martesë përbën vepër penale dhe kushdo që kryen këtë vepër rrezikon burgimin. 

     

    [the_ad id="78756"]

    Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Pejë tashmë ka nisur hetimet pas denoncimit të një vajze nga Klina, e cila e ka raportuar një person në Polici, nën dyshimet se i njëjti i ka premtuar martesë në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

     

    Në bazë të informacioneve të para të mbledhura për këtë rast të ndjeshëm, vajza e moshës 16-vjeçare  ia ka mësyrë stacionit policor në Klinë më 21 dhjetor, për ta raportuar të dyshuarin dhe rastin që dyshohet se kishte ndodhur.

     

    Sipas dëshmisë së vajzës të dhënë para hetuesve policorë, në prani të nënës së saj, i dyshuari i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale, duke i premtuar se do ta martojë dhe do të jetonin së bashku. Pasi vajza e kuptoi që ka rënë viktimë e të dyshuarit, vendosi që ta njoftojë Policinë, duke e raportuar rastin.

     

     

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije edhe informacione të tjera, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe mospengimit të rrjedhës normale të hetimit, nuk do t’i publikojë të gjitha detajet.

     

    Sinjali mëson se pas denoncimit të këtij rasti, ka pasur një rast i kanosjes serioze, ku janë të përfshira dy familjet dhe një person tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

     

    Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që kryen këtë veprën “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.