Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Kosovari e rreh për vdekje në Klinikën e Psikiatrisë 85-vjeçarin

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në vitin 2017, një pacient kishte lënduar për vdekje shokun e tij të dhomës në klinikën psikiatrike St.Urban të Lucernit. Në këtë kontekst, dy mjekë janë akuzuar gjithashtu për vrasje nga pakujdesia, shkruan “Luzerner Zeitung”.

    Për shkak se ai “kishte dëgjuar zëra”, një 37-vjeçar nga Kosova kishte rrahur shokun e tij të dhomës, një plak 85-vjeçar në klinikën psikiatrike St.Urban. Viktima pati marrë plagë aq të rënda sa që kishte vdekur po atë natë.

    [the_ad id="78756"]

    Incidenti ka ndodhur më 14 prill 2017. Autori i krimit është gjykuar nga Gjykata penale e Lucernit si i paaftë për faj (i papërgjegjshëm penalisht), transmeton albinfo.ch. Ndaj tij qe urdhëruar masa e kujdestarisë.

    Por, mbrojtja ka apeluar kundër aktgjykimit, prandaj seanca dëgjimore e apelit do të zhvillohet më 12 Janar në Gjykatën Kantonale të Lucernit.

    Mjekët, të cilët ishin në detyrë atë natë, konsiderohen përgjegjës për vrasjen. Kështu, padi për vrasje të dyshuar nga pakujdesia janë ngritur kundër ish-mjekut kryesor të spitalit psikiatrik të Lucernit, “St. Urban” dhe mjekut kujdestar në atë kohë.

    Hetimet kanë përfunduar, njoftoi prokurori të hënën. Të dy personat janë akuzuar se të paktën kishin kontribuar në vrasjen e pacientit, si persona përgjegjës dhe punonjës të Klinikës St. Urban.

    Padia penale për vrasje nga pakujdesia kundër mjekut kudjestar në atë kohë mbështetet në faktin se kur 37 vjeçari qe pranuar në psikiatri, kishin ndodhur dështime serioze, thuhet në njoftim.

    Kështu thotë prokurori publik: Ndër të tjera, hetimi duhet të sqarojë nëse janë bërë gabime penale me peshë, kur njeriu me sëmundje psikike akute ishte pranuar dhe ishte caktuar në një dhomë dyshe. Sikur të ishte bërë një vlerësim më i kujdesshëm i gjendjes, vrasja e fqinjit mund të shmangej.

    Ndërkaq, mjeku kujdestar nuk e pranon urdhrin penal ndaj tij dhe e ka kundërshtuar atë. Procesi kundër ish-kryemjekut është ndërprerë pasi që nuk ishte gjetur asnjë mangësi në organizimin e funksionimit të klinikës dhe burimeve njerëzore.

    Të dy vendimet e përmendura nuk janë ende përfundimtare.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.